Këshilli i Ministrave ka marrë vendimin për lirimin nga detyra të zëvendësministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Enion Civici. Vnedimi është marrë me propizimin e kryeministrit Edi Rama. Në njoftimin e Këshillit të Ministrave thuhet se ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

VENDIM PËR LIRIM NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Enio Civici, zëvendësministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Eninon Civici ka shërbyer si Zëvendësministër përgjegjës për fushën e agroturizmit dhe zhvillimit rural në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural që prej muajit tetor 2021 dhe deri më sot.