Zbardhen detaje nga ngjarja në Shkodër.

Një mjet tip “Audi”, në pronësi të 40-vjeçarit, Bledar Freskina është djegur nga lëndë djegëse. Fillimisht ngjarja u raportua për shpërthim me tritol, por sipas informacioneve të policisë është përdorur lëndë djegëse.

Ngjarja ndodhi në parkingun e një supermarketi pranë Teatrit Migjeni në Shkodër rreth orës 04:20 minuta. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes ku po punojnë për të përcaktuar autorësinë e rastit, si dhe për të zbardhur rrethanat.

Në lidhje me informacionin e dhënë më parë, për një automjet që dyshohet se ishte djegur me lëndë plasëse, ju informojmë se: Nga këqyrja e kamerave dhe veprimet e tjera hetimore në vendngjarje, rezultoi se në automjet nuk është hedhur lënde plasëse, por është hedhur lëndë djegëse. Vijojnë hetimet për të identifikuar autorin/ët dhe për të zbardhur rrethanat e rastit.”, thuhet në njoftimin e policisë.

/abcnews.al