Erion Murataj PSD

Një grua është plagosur me thikë nga bashkëshorti i saj, pasditen e sotme në qytetin e Sarandës.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.4, ku  Miranda Budini është qëlluar me thikë në bark. E plagosura është transportuar drejt spitalit por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 17:40, në banesën e tyre, në lagjen nr. 4, Sarandë, dyshohet se shtetasi A. B., 55 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë) bashkëshorten e tij, shtetasen M. B., 51 vjeçe, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë vijojnë krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje”, njofton policia.

Sakaq, policia po vijon kërkimet për kapjen e autorit.