Policia e Durrësit ka arrestuar një 34-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje.
Bëhet fjalë për Klenis Kazazaj, banues në qytetin e Durrësit.
Ky shtetas dyshohet se në korrik të 2023, në lagjen “Sheq i madh” në Fier, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin, 34 vjeç, banues në Fier, i cili mbeti i plagosur./abcnews.al
