Biznesmeni Mikel Harizaj i ka shpëtuar një atentati për ekzekutimin e tij gjatë muajit gusht të këtij viti.
Burime, bëjnë me dije se më 10 gusht në derën e biznesit të tij në zonën e Freskut, në rrugën Ramazan Gaxherri, biznesmeni vërejti një sasi të vogël tritoli në derën e lokalit dhe menjëherë njoftoi policinë.
Më herët Harizajt iu bë atentat edhe në Selitë teksa lëvizte me makinë, ngjarje kjo ende e pazbardhur nga Policia e Tiranës.
Atentati i parë i është bërë në 10 janar të këtij viti.
/Abcnews.al/