Gjashtë plumba janë qëlluar në drejtim të banesës së Dorian Ballës, i cili mësohet se punon si zyrtar i OSHEE-së. Dyshohet se shkak është bërë një konflikt i hershëm për pronat. Sipas burimeve, ngjarja nuk ka lidhje me detyrën e tij. Plumbat kanë prekur katin e tretë të banesës, pjesën e papafingos ku nuk kishte njeri pasi familja banon në katin e parë dhe të dytë.
Njoftimi i policisë:
Më datë 26.03.2023, në Lundër, në fasadën e katit të tretë të një banese janë konstatuar shenja plumbi, dhe paraprakisht dyshohet se është qëlluar gjatë natës nga një person ende i pa identifikuar. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./abcnews.al