Autoritete shqiptare kanë ekstraduar nga Gjermania drejt vendit tonë 68-vjeçarin, Sulejman Kapllani. Ky i fundit tentoi të vriste krushkun e tij, Selami Brahimin, më 8 shkurt në qytetin e Shkodrës.
Selami Brahimi, njihet si shok dhe mik i afërt i Sokol Licit në Shkodër, ngjarja besohet se nuk ka lidhje për shkak të rrethit shoqëror, por pista e hetimeve është përqëndruar në një konflikt familjar.
Autori i krimit 68-vjeçari, Sulejman Kapllani u arrestua në Gjermani. Kapllani dhe Brahimi janë komshinj me njëri-tjetrin dhe mbi të gjitha sipas burimeve të policisë së Shkodrës, ata kanë lidhje krushqie. Kjo pasi Brahimi ka marrë për grua mbesën e autorit të krimit, Sulejman Kapllani./ abcnews.al