Një 27-vjeçar shqiptar i arrestuar nga policia italiane marsin e kaluar pasi iu gjet 260 gramë kokainë, 350 gramë marihuanë dhe gati 25 mijë euro cash, është dënuar me gjashtë vjet e katër muaj. Rrok Macaj ishte identifikuar nga Karabinierët e Njësisë Hetimore të departamentit operativ, të cilët prej disa kohësh e mbanin nën vëzhgim.
Mbrëmjen e 15 marsit 2024, policia e kishte lokalizuar pranë fushës së sportit Villa Potenza dhe e kishin ndaluar për kontroll. Sipas prokurorisë, nga kontrolli u zbuluan afërsisht katër gramë kokainë, e ndarë në pesë pako gati për tu shitur.
Karabinierët kishin kontrolluar edhe banesën e tij, në qendër të qytetit. Dhe atje iu gjetën edhe 260 gramë kokainë, 350 marihuanë dhe shuma prej 25 400 eurosh, që mendohet se janë të ardhura nga trafiku i drogës.
Avokati që mbron 27-vjeçarin, Andrea Albanesi, kishte kërkuar që gjykimi të zhvillohej me procedurë të shkurtuar dhe dje gjyqtari i gjykatës së Macerata , Claudio Bonifazi e dënoi me gjashtë vjet e katër muaj.