Një 53-vjeçar është arrestuar nga policia në Fier, pasi akuzohet për trafik të lëndëve narkotike.

Policia bën me dije se Adriatik Mone është kapur duke i shitur lëndë narkotike Heroinë, në doza një 37-vjeçari, i cili është proceduar në gjendje të lirë.

Po ashtu, gjatë kontrollit të ushtruar nga policia në banesën e 53-vjeçarit, gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike Heroinë të ndarë në doza gati për shitje, një sasi lëndë narkotike Cannabis në trajtë çokollate, një krehër pistolete, 1 peshore elektronike dhe shuma parash të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Fier, si rezultat i veprimeve hetimore të kryera me metoda proaktive, finalizuan operacionin policor të koduar “Moment”, për goditjen e një rasti të veprimtarisë kriminale të shitjes së drogave të forta. 

Gjatë operacionit, në lagjen “Liri Gero”, Fier, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë shtetasin A. M., duke i shitur lëndë narkotike Heroinë, në doza, shtetasit F. D.  

Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit A. M. dhe në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike Heroinë të ndarë në doza gati për shitje, një sasi lëndë narkotike Cannabis në trajtë çokollate, një krehër pistolete, 1 peshore elektronike dhe shuma parash të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

 Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua edhe automjeti që ky shtetas përdorte për këtë veprimtari kriminale.   

Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi A. M., 53 vjeç, banues në Fier, dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin F. D., 37 vjeç, banues në Patos”, thuhet një njoftimin e policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Fier, për veprime të mëtejshme.