Një 32 vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi u kap mat duke vjedhur në një lokal në Kamëz.

Rezulton se 32 vjeçari Valter Vladi është autor i 5 ngjarjeve të ndodhura gjatë muajve të fundit, në një lokal, tre banesa, dhe një furrë buke, ku janë vjedhur shuma të ndryshme parash dhe mjete pune.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.