Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Korçë, ku dyshohet se aksidentalisht një 63-vjeçar i identifikuar si Kristaq Viso ka rënë nga çatia e kishës ku shërben si prift.

Bëhet me dije se i dëmtuari është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Mësohet se prifti  ishte duke rregulluar çatinë e kishës ku shërbente. Burime nga spitali bëjnë me dije se prifti ka marrë dëmtime në kokë dhe në trup ndërsa ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Njoftim i Policisë:

Korçë/Informacion paraprak

Rreth orës 11:00, në lagjen nr. 14, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga çatia e kishës ku shërben si prift, shtetasi K. V., rreth 63 vjeç, i cili u dërgua në spital, për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.