Një 46-vjeçar është arrestuar mëngjesin e sotëm në Tiranë, pasi ushtroi dhunë ndaj familjarëve dhe i kërcënoi se do i vriste me mjet prerës (sëpatë). Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Mark Bajraktari”, në kryeqytet.
Uniformat blu bëjnë e dije se 46-vjeçari, Flamur Hoxhallari ka ushtruar dhunë ndaj vëllait dhe bashkëshortes së vëllait të tij, si dhe i ka kërcënuar me jetë. Mjeti prerës (sëpatë) u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.