Fshati Kusarth në Elbasanit është tronditur mesditën e sotme nga një krim brenda familjes, ku 44-vjeçarja Alma Qevani, është goditur për vdekje me sëpatë nga bashkëshorti i motrës së saj.
Policia bëri me dije se autorit është pikasur nga efektivët teksa vraponte me sëpatën e gjakosur në dorë, në afërsi të fshatit në fshatin Shirgjan.
Pasi e kanë ndjekur, policia ka vënë në pranga autorin, shtetasi Tefik Tashi, 58 vjeç.
Ky i fundit e kishte lënë fillimisht të plagosur kunatën, e cila pasi është transportuar në spital, nuk ka mundur t’u bëjë ballë plagëve të marra.