Gjykata e Apelit e Firences ka konfirmuar dënimin me 30 vjet burgim për Elona Kaleshën, e cila u dënua për vrasjen e prindërve të ish-të dashurit të saj, Teuta dhe Shpëtim Pasho.
Trupat e viktimave, të copëtuara dhe të mbështjella me najlon, u gjetën në katër valixhe në një fushë midis autostradës Firence-Pisa-Livorno dhe burgut Sollicciano në dhjetor të vitit 2020, pesë vjet pas zhdukjes së tyre, në nëntor 2015.Hetimet e karabinierëve zbuluan shpejt se trupat u përkisnin çiftit shqiptar, që ishte zhdukur nën rrethana misterioze.
Dyshimet u fokusuan te Elona Kalesha dhe shpejt u arrit në përfundimin se ajo ishte autorja e krimit të tmerrshëm.
![](https://egnatianews.com/wp-content/uploads/2022/07/WhatsApp-Image-2022-07-21-at-7.14.33-PM.jpeg)