Një 42-vjeçar shqiptar ka mbeturi vrarë me armë zjarri pasditen e së dielës në provincën Emilia-Romagna të Italisë.

Shqiptari i vrarë është identifikuar si Nikolin Nika, baba i dy fëmijëve, i cili u qëllua me armë zjarri tre herë në qafë dhe ndërroi jetë në vend.

42-vjeçari, sapo ka dalë nga një bar-kafe, është përballur në rrugë me personin që e ka plagosur për vdekje.

Pak më vonë karabinierët arrestuar një person të dyshuar si autor të krimit, edhe ai shqiptar.

Viktima me origjinë shqiptare jetonte prej vitesh në Bettola me familjen e tij dhe punonte në një kompani që përpunonte lëndë druri.

Dëshmitarët e parë të ngjarjes tentuan t’i jepnin ndihmën e parë dhe thirrën ambulancën, por nuk arriti t’i shpëtonte dot plagëve të marra.

Shqiptari tjetër u shoqërua në polici dhe pritet për tu marrë në pyetje.

Ende nuk dihen arsyet e përleshjes mes tyre, nëse ishte një konflikt i çastit, apo  viktima kishte ndonjë llogari të hapur në Shqipëri.

Top Channel