Një 19-vjeçare në Arizona të SHBA-së, humbi jetën tragjikisht pasi mori pjesë në një sfidë online të quajtur “pastrimi i pluhurit”.
“Sfida” që çoi në vdekjen e Rena O’Rourke të dielën e kaluar i ftonte pjesëmarrësit të regjistrojnë veten duke thithur gaz nga spërkatës për pastrimin e tastierës së kompjuterit.
Pasi realizimit të sfidës, 19-vjeçarja pësoi një arrest kardiak dhe u dërgua në spital ku u trajtua për një javë në njësinë e kujdesit intensiv. Doktorët konstatuan se ajo ishte në gjendje të pakthyeshme, pasi kishte pësuar vdekje të trurit.
Një mjek në një spital në Arizona i shpjegoi New York Post se në sfidën e quajtur “pastrim pluhuri”, përdoruesi ndihet i dehur për disa minuta, por në të njëjtën kohë kjo mund të shkaktojë dëm të pariparueshëm pasi “kimikatet zëvendësojnë oksigjenin në mushkëri dhe në pjesën tjetër të trupit”.
Nuk nevojitet dokument identifikimi që një fëmijë të blejë këtë lëndë. Mos i dëgjoni ato që ju thonë. Kërkoni. Kërkoni dhomat e tyre, mos u besoni atyre dhe, sado e frikshme që mund të tingëllojë kjo, mund t’u shpëtojë jetën”, thanë prindërit e 19-vjeçarit të zhdukur.