Teksa ka mbetur edhe një orë nga përfundimi i votimeve për kreun e Bashkisë së Rrogozhinës, pjesëmarrja e regjistruar deri më tani, e ka tejkaluar atë të 14 majit me 400 persona më shumë.

aktualisht, pjesëmarrja në votime është 33.63%, teksa më 14 maj në total votuan 32.02%.

Por ndryshe nga zgjedhjet e 14 majit, sot nuk do të votojnë të burgosurit. Ndërsa në zgjedhje janë thirrur rreth 33 mijë qytetarë me të drejtë vote.Votimi nisi me disa probleme, për shkak të fotografimit të votës nga një çift bashkëshortësh në qendrën e votimit 22-23, ç’ka çoi më pas edhe në ndërprerjen e procesit për disa minuta./abcnews.al