Ishte vetëm 12 vjeç kur mësoi një të vërtetë që do t’i ndryshonte jetën. Një 28-vjeçare nga Elbasani është bërë sot pjesë e emisionit ‘Me zemër të hapur’ të Evis Ahmetit.

Vështirësia në të vrapuar dhe ecja në një mënyrë jo korrekte nuk i vinin nga pesha, por nga një deformim që në lindje të legenit. Për korrigjimin e tij vajza tregon se duhej t’i nënshtrohej një operacioni të rrezikshëm dhe të kushtueshëm. Ajo është fëmija i tetë i familjes dhe për pasiguritë që ofronte operacioni dhe koston e lartë. Vajza tha se nuk e kreu dhe u pajtua me gjendjen e saj.

Por më e vështira erdhi më pas ku në bankat e shkollës dhe në shoqëri ajo do të paragjykohej dhe do të shihej me një sy kritikues. Por gjithë paragjykimet e hedhur ndaj saj vajza nuk i lejoi ta shtypin por i shndërroi në forcë dhe ndoqi ëndrrën e saj për t’u bërë mësuese. Sot ajo është diplomuar dhe është në pritje për të nisur punë.

PJESË NGA BISEDA NË STUDIO
Vajza: Ndihem shumë keq që më gjykojnë vetëm nga ana fizike.
Evis Ahmeti: pse zgjodhe sot të jesh anonime në këtë rrëfim?
Vajza: Sepse jam shumë e paragjykuar dhe besoj se dalja në studio do shtohej.
Evis Ahmeti: Si e more guximin të vije këtu?
Vajza: Isha një natë shumë e mërzitur dhe i shkrova faqes së Emisionit. Ka ndodhur para 3 muajsh. Më kontaktoi gazetarëve dhe erdha.
Evis Ahmeti: Kur je ndjerë shumë e paragjykuar?
Vajza: Familja më ka mbështetur gjithmonë. por në shkollë më kanë paragjykuar shumë, madje dhe mësuesit. Rasti më i keq ishte nga një mësues histori-gjeografie. Doja të ngrihesha në mësim të flisja për Luftën e Dytë Botërore dhe mësuesi më; Tha ti nuk ke rregulluar veten jo më të flasësh për luftën. Jam ndjerë shumë keq.

Evis Ahmeti: Çfarë ndodhi më pas?
Vajza: Kam ikur nga klasa duke qarë. Shokët një pjesë më dolën në mbrojtje ndërsa të tjerët heshtën. E vuajta por nuk ua tregova prindërve.
Evis Ahmeti: Nëse ai mësues të shikon çfarë do i thoje?
Vajza: Do i thoja që pavarësisht çfarë tha ai unë ia dola përsa i përket arsimimit. ndoqa ëndrrën time dhe i mbarova studimet për mësuesi. Ai nuk më jepte asnjëherë notën që unë meritoja. Unë nuk e merrja më guximin të ngrija dorën për tu ngritur në mësim. Bëja vetëm provime me shkrim. Ky mësues na jepte dhe edukate qytetare dhe më vinte 6 ndërkohë që unë merrja 9 në matematikë.
Evis Ahmeti: Kur u zbulua problemi yt fizik?

Vajza: Erdhi një staf mjekësor në shkollë ishin gjermanë dhe më panë që ecja jo mirë. Njoftuan drejtorin dhe ai prindërit. Më pas shkova tek ortopedi në Elbasan dhe ai më tha që duhet të bëja një operacion për protezë tek legeni. Operacioni kushtonte dhe duhej të përsëritej çdo 15 vite. Familja nuk kishte mundësi ta përballonte dhe nuk e kreva operacionin. Atëherë isha fëmije nuk i kuptoja shumë mirë gjërat. Vetëm nuk ndihesha mirë kur ma përmendnin bashkëmoshatarët të cilët nisën të më paragjykonin. Një pjesë e shoqërisë më larguan. Me rritjen problemi fizik është bërë më i madh dhe më i dukshëm. Tani ëndërr kam ta bëj operacionin të më përmirësohet ecja.

Balkan web