Ditën e sotme Shqipëria është përfshirë nga moti i keq i cili ka shkaktuar probleme në disa qytete.Për shkak të erës së fortë në Fier është shkatërruar konstruksioni metalik të tribunës së stadiumit “Loni Papuçiu”, fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale.Përgjatë gjithë orëve të pasdites qyteti i Fierit është shoqëruar nga një mot me erë të fortë, deri në 50 km në orë, duke sjellë edhe dëme në mjediset e stadiumit.
Deri më tani nuk bëhet me dije për të tjera dëme nga moti i keq, ndërsa problematika të vogla janë shkaktuar në linjat përcjellëse të energjisë elektrike, të cilat kanë bërë që të zbresin në terren grupet e punës.