Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazmend Bardhi në deklaratën për mediat pas dëshmisë prej më shumë se 2 orësh në p[prokurorinë e Tiranës ka insistuar në qëndrimin e tij të një dite më parë se Policia e Shtetit nuk iu përgjigj në kohë thirrjeve për ndihmë nga brenda selisë së PD-së në mesditën e 8 janarit, kohë kur mbështetësit e Berishës në përpjekje për të marrë selinë blu u përplasën me mbështetësit e Bashës:
“Kam informuar dhe sot zyrtarisht prokurorinë e Tiranës se kam kontaktuar Policinë e Shtetit në numrin e kontaktit të vendosur prej tyre në orën 12:27 minuta. Ka pasur një komunikimi të vazhdueshëm dhe kam telefonuar 7 herë drejtuesit e policisë dhe kanë ardhur mbi 40 minuta vonesë. Kam dhënë dhe shpjegime dhe për lëndën që u hodh në seli dhe që e vetmja lëndë rrethanore kanë qenë fikset e zjarrit”, tha Bardhi.