Presidenti Erdogan do të vizitojë qytetin rus të Soçit javën e ardhshme për të diskutuar situatën në Ukrainë dhe marrëveshjen e dështuar tashmë të grurit, sipas burimeve turke.
Të dy udhëheqësit thuhet se do të diskutojnë marrëveshjen e grurit, e cila lejoi eksportin e grurit ukrainas përmes detit të kontrolluar nga Rusia, gjatë vizitës të së hënës.
Kjo marrëveshje u ndërmjetësua pjesërisht nga Turqia së bashku me Kombet e Bashkuara në 2022. Që atëherë, Ankaraja ka kërkuar të bindë Moskën që t’i kthehet marrëveshjes.

/abcnews.al
