Në prag të një votimi vendimtar presidencial, presidenti në largim i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan planifikon të mbledhë ndjekësit e tij në Stamboll duke e mbyllur ditën me një lutje në Hagia Sophia, të cilën ai e ka kthyer në xhami që nga viti 2020.
Duke iu lutur Hagia Sophia-s, ai do të përfundojë një fushatë zgjedhore plot fyerje dhe kërcënime të fshehura keq, të formuluara nga ai ose rrethi i tij, kundër kundërshtarit të tij Kemal Kilicdaroglu.
“I gjithë Perëndimi ishte çmendur! Por e bëra!”, u mburr ai duke iu referuar shndërrimit të Hagia Sofisë në xhami.kili.
Erdogan, në pushtet që nga viti 2003, u zotua dje se do të respektojë rezultatet e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare, ku përfshiheshin 64 milionë votues, duke e quajtur pyetjen “marrëzi absolute”.
“Ne erdhëm në pushtet përmes rrugës demokratike, me mbështetjen e popullit tonë: nëse vendi ynë merr një vendim tjetër, ne do të bëjmë atë që kërkon demokracia. Nuk ka asgjë tjetër për të bërë”, tha ai dukshëm i zemëruar gjatë një interviste televizive që u transmetua njëkohësisht nga shumica e rrjeteve televizive turke.
Megjithatë, frika e dhunës mbetet në qytetet e mëdha të Turqisë pas një sërë incidentesh në ditët e fundit të një fushate zgjedhore shumë të polarizuar që detyruan kandidatin e opozitës turke Kemal Kilicdaroglu të veshë një jelek antiplumb gjatë mitingjeve përfundimtare.