Është publikuar në Fletoren Zyrtare çmimi i shitjes së energjisë elektrike prej 42lekë/kWh, për të gjitha ato familje të cilat që prej fillimit të këtij muaji deri në 31 dhjetor 2022 do të konsumojnë mbi 800 kWh.
Ndërkohë, çdo palë e përfshirë në këtë procedurë mund t’i kërkojë Entit Rregullator të Energjisë, brenda 7 ditëve kalendarike nga data e marrjes së vendimit, rishikimin e vendimit të Bordit
Për këtë vendim mund të bëhet ankim në Gjykatën Administrative Tiranë, brenda 30 ditëve kalendarike nga dita e publikimit në Fletoren Zyrtare.
Ndërkohë, kujtojmë se më 30 shtator kryeministri Edi Rama, lajmëroi në rrjetet sociale se fasha mbi 800 kWh, nuk do të hyjë në fuqi në 1 tetor.
Ditën e sotme ministrja e Energjisë, Belinda Balluku, pas mbledhjes së qeverisë u shpreh se ERE ka marrë këtë vendim, por qeveria vendos nëse aplikohet apo jo.