Lezha eshte karakterizuar gjate 24 oreve te fundit nga erera te forta qe kane krijuar probleme me renie pemesh dhe shtyllash elektrike te tensionit te mesem. Si pasoje jane shkaktuar deme dhe mungese energjie. Ne oret e mbremjes nje peme ra prane urgjences se Spitalit Rajonal te Lezhes duke demtuar mjete dhe dy biznese, por fatmirësisht vetem me deme materiale, renie pemesh ka patur ne zona te ndryshme por pa krijuar deme te tjera. Shume fshatra vazhdojne te mbeten pa energji si pasoje e demtimit te rrjetit elektrike pershkak te eres se forte. Zadrima, Kallmeti, Shenkolli, fshatra te Balldrenit dhe disa lagje te Lezhes jane perballur me mungese energjie.

Policia Rrugore ne Lezhë njofton të gjithë drejtuesit e mjeteve të transportit të mallrave, veçanërisht ato me tenda, që do të kalojnë në urën e Matit, të tregojnë kujdesin maksimal gjatë kalimit në këtë segment rrugor. Nëse mjetet janë pa ngarkesë, ju kërkohet hapja e tendave për të shmangur rrezikun e destabilizimit nga era ose lëvizjet e papritura. Këto masa janë të nevojshme për të garantuar sigurinë në rrugë dhe për të parandaluar incidente të mundshme.

Ja situata sot ne shkalle qarku:

Gjatë gjithë 24 orëve të kaluara është përfshirtë nga reshje shiu dhe dëbore, të shoqëruar me erë me intesitet të vrullshëm, ku dëbora ka zbritur deri në qytetin e Lezhës dhe Laçit. Sipas të dhënave të marra nga Stacioni Metereologjik Ushtarak, Gjadër, kanë rënë 10 mm shi , por pa krijuar probleme.

–              Nga strukturat e MC të bashkisë Kurbin raportohet se pothuajse gjithe qyteti është gdhirë pa energji elektrike, që nga ora 20 e mbrëmjes së djeshme. Si pasojë e mungesës së energjisë, është ndalur dhe furnizimi me ujë i qytetit. Rreshjet për momentin kanë ndalur por era vijon me fuqi deri 65km/ore. Grupet e OSHE-se vijojnë punën në terren për kthimin e energjisë dhe furnizimin më ujë të qytetit, të zonave të tjera pa energji, të njësive Milot, Fush Kuqe e Mamurras, si dhe stacioni i pompave të të ujit te pijshëm Lac, Milot e Mamurras.

–              Nga strukturat e MC të bashkisë Lezhë raportohet se nuk ka akse rrugore të bllokuara, me mjetet e bashkisë është ndërhyrë për pastrimin e rugëve të qytetit nga dëbora, si dhe kriposjen e tyre. Si rezultat i erës me intensitet të vrullshëm, rrjetit elektrik të amortizuar vazhdon të ketë ndërprerje të energjisë elektrike, sidomos në zonat rurale, në njësitë administrative Kallmet, Blinisht, Dajç, Balldren, Kolsh, Zejmen, Shënkoll, e disa fshatra të njësisë Shëngjin. Ka shumë shtylla elektike të dëmtuara, grupet e punës së OSHEE janë në terren për riparimin e defekteve të shfaqura, kurse strukturat e MC të bashkisë kanë qenë në terren dhe kanë punuar për normalizimin e gjendjes. Ka pasur rrëzime pemësh në anët e rrugëve, ku një e tillë në është rëzuar në ora 04:00 të mëngjesit, tek Ish Materniteti, (sot spitali përkohësisht), duke bllokuar rrugën, është ndërhyre me strukturat e MZSH dhe të bashkisë për largimin e tyre, rruga është e pastër.

–              Nga strukturat e MC të bashkisë Mirditë raportohet situata vijon si me poshte:

Gjate nates kane vijuar reshjet e debores me intensitet te ulet. Trashesia e debores ka arritur rreth 40 cm (Nj.A Fan).

Deri me tani nuk raportohen për rrugë të bllokuara, përveç segmentit rrugor Kaçinar – Arrëz  që duhet të kalohet me zingjir për shkak të ngricave në disa vende.

Ka mungesë të energjisë elektrike në Nj.A Fan,  si  Shëngjergj, Shtuf, Kaçinar, Arrëz si në fshatin Prosek, Gëziq

Grupet e punës të OSSHE janë nisur në zonat ku ka mungesë energjie  për riparimin e defekteve.

Mjetet e bashkisë janë në gadishmëri për të ndërhyre në cdo lloj situate apo bllokim rrugë që mund të ndodhë.

– Nga ana e Institucionit të Prefektit të Qarkut është komunikuar me subjektet kontraktore për mirmbajtjen  e akseve nacionale, deri tani nuk asnjë aks të bllokuar.

– Probleme të furnizimit me ujë të pishëm nuk ka për teritorin e bashkive Lezhë e Mirditë, kurse Kurbini ka problem, ër shkak të mungesës së energjisë në stacionet e pomimit.

– Kuota e lumit Drin e Mat vazhdojnë të jenë në nivele minimale.

– Hidrovorët janë në gadishmëri dhe vihen në punë sipas prurjeve të ujit në kanale. Në linjat elektrike të furnizimit të tyre, për shkak të erës ka patur ndërprerje të herpasherëshme, por sasia e reshjeve deri tani nuk ka qenë problematike.

– Institucioni i Prefektit të Qarkut Lezhë gjatë gjithë ditës do të jetë në ndjekje të situatës./abcnews.al