Sëmundjet e kockave njihen si degjenerative dhe shume të dhimbshme.
Këtu pa dyshim që futet artriti dhe osteoartriti i cili prek kryesisht kyçet dhe nyjat.
Probleme të tilla në trup shfaqen me kalimin e moshës dhe prekin një numër shumë të madh personash.
Rastet mund të fillojnë që pas të 40-tave, por shenja të tij vihen re edhe tek më të rinjtë duke filluar që në të 20-tat.
Kjo për një mori arsyesh që nisin nga qëndrimi, kequshqyerja dhe kryesisht stili i keq i jetesës.
Megjithatë në këtë artikull nga AgroWeb.org nuk do të flasim për simptomat, por për një mënyrë të re kurimi të këtyre sëmundjeve.
Ekspertët sugjerojnë një nga erëzat më të përdorura në kuzhinë dhe jo vetëm, për të shpëtuar nga kjo sëmundje.
Si ta Trajtoni
Përtej konsultave të domosdoshme dhe shumë të rëndësishme me mjekun, dihet tashmë që edhe produktet apo mënyrat natyrale të kurimit janë një ndihmesë e madhe për trupin.
Këtë e konfirmon edhe studimi të cilit i referohet AgroWeb.org, ku tregohen vlerat e erëzës së turmerikut në sëmundjen e osteoartritit.
Në studimin ku morën pjesë 130 persona me simptoma të osteoartritit të gjurit, u vu re se pas disa ditëve të konsumimit të kësaj erëze dhimbjet u larguan.
Përtej ilaçeve të rekomanduara nga mjeku, këta pacientë morën 500 mg turmerik nga tre herë në ditë për një periudhë 1 mujore.
Në përfundim të studimit ky trajtim tregoi se simptomat dhe dhimbja e artritit u përmirësua me 50%.
Përse turmeriku?
Kjo erzë që hyn në familjen e xhenxhefilit, por ndryshe njihet edhe si shafrani i Indisë ka veti anti inflamatore.
Përdoret dhe rekomandohet shumë në përmirësimin dhe kurimin e sëmundjeve të tjera, siç janë ato kardiovaskulare.
Sipas këtij studimi mjaftojnë 500 mg turmerik në çdo vakt, të tretur në qumësht apo në gatime të ndryshme.
Megjithatë ekspertët thonë se ende ka shumë rrugë për të bërë në këtë drejtim, pasi kërkohen më shumë të dhëna.
Ata rekomandojnë një stil të shëndetshëm jetese dhe një dietë të pasur me vitamina e minerale.
Si dhe konsultat e vazhdueshme me mjekun./AgroWeb.org