Prej shumë vitesh banorët e fshatrave Tudan, Tregan dhe Trepsenisht vuajnë mungesën e investimeve nga ana e pushtetit lokal. Problematikat e tyre janë të shumta sa i takon mirëqënies sociale por ajo që ia vështirëson çdo ditë jetesën sidomos të moshuarve dhe fëmijëve mbetet rruga e fshatit Tudan e cila është në një gjendje të keqe prej shumë vitesh.

Shumë herë banorët i janë drejtuar bashkisë së Elbasanit për të investuar në këtë rrugë  pasi edhe këta qytetarë janë taksapagues të rregullt e me të drejtë kërkojnë investime në vendin ku jetojnë, por bashkia e Elbasanit edhe pse drejtohet prej më shumë se 15 vitesh nga të majtët asnjëherë nuk e ka parë me prioritet zhvillimin e kësaj zonë e cila ka resurse të mrekullueshme për tu zhvilluar ndaj të lodhur nga përfaqësues lockl të cilët veç premtimeve në kohë fushatash nuk i kanë plotësuar asnjë kërkesë banorët i janë drejtuar antarit të këshillit bashkiak të PSD z.Erion Murataj si mundësia e fundit që zëri i tyre të mbërrij në këshillin bashkiak të Elbasanit.

Përmes një kërkese të cilën ata ia kanë dorëzuar për të drejtuar problemin e tyre,  Erion Murataj ka depozituar tashmë kërkesën që të futet në rend dite për diskutim në mbledhjen e ardhshme.

Kjo nuk është hera e parë që z. Murataj bëhet zëri i qytetarëve në Këshillin Bashkiak të Elbasanit, më herët Murataj ka paraqitur kërkesa nga zona të ndryshme të Elbasanit për problematikat e adresuara nga qytetarët duke mbajtur kështu edhe premtimin e dhënë më marrjen e mandatit të këshilltarit atë i të të qënurit zëri  i njerëzve të thjeshtë e puntorë që luftojnë çdo ditë për familjen dhe për vendin e tyre.