Kryetari I PSD për qarkun e Elbasanit Erion Murataj ka reaguar lidhur me blerjen e makinerisë (tip kosh)  nga ana e ASHPU Elbasan pasi puntori Eduard Balliu humbi jetën duke punuar në një makineri të vjetër dhe difektoze.

Murataj shkruan se u desh humbja e një jete që bashkia Elbasan të blente një mjet të ri pune.

Nga Erion Murataj

Për 9.1 milionë lekë vdiq Eduart Balliu në Elbasan.
U desh jeta e Eduart Balliut e më pas një kalvar i gjatë burokracish për një komision hetimor që fillon punë të hënen e që askush nuk e deshi.
Hetime që duket se s’kanë plan të shkojnë deri në fund.
Të gjitha këto që Bashkia Elbasan më në fund të blinte një vinç (kosh) të ri .
S’kemi ç’bëjmë për partinë e bashkinë edhe do vdesim, mjafton që në fund ta blejmë një kosh apo të bëjm “punë të mira për qytetin”.
Pres me ëndje ta shoh këtë kosh të ri , derisa me gjithë TVSH do i kaloj 100 milionë do shkaktoj disa reagime.
Disa do bërtasin bingooo.. e disa do qajnë sesi jeta e Eduart Balliut punonjësit të ASHPU në Bashkinë Elbasan u shua për kaq pak lekë.