Urimi i Erion Murataj
“Gëzuar Fiter Bajramin! 🌙✨
Në këtë ditë të shenjtë, le të rikujtojmë vlerat e pastra të besimit : drejtësinë, ndershmërinë dhe mëshirën ndaj njëri-tjetrit. Kurani na udhëzon qartë të qëndrojmë larg çdo veprimi që dëmton shoqërinë dhe dinjitetin njerëzor, duke ndaluar kriminalitetin, narkotikët dhe vjedhjen si rrugë që largojnë njeriun nga e mira dhe nga Zoti.
Po ashtu, kjo është një ditë reflektimi për të kuptuar se bamirësia e vërtetë nuk mund të vijë nga padrejtësia. Çdo akt që buron nga krimi, edhe nëse vishet me petkun e besimit, nuk është i pranueshëm dhe nuk përfaqëson vlerat e sinqerta të fesë.
Le të zgjedhim rrugën e drejtë, të pastër dhe të ndershme, duke ndihmuar njëri-tjetrin me zemër të mirë dhe me punë të ndershme.
Gëzuar Bajramin për ju dhe familjet tuaja! Paqe, begati dhe mirësi në çdo shtëpi”!






