Banorët e njësisë administrative Shushice në Elbasan thonë se ndjehen të harruar nga pushteti vendor e qendror.
Prej dekadash në zonën e tyre nuk është bërë asnjë investim. Paguajnë taksa rregullisht por nuk kanë marrë shërbimet më minimale.
Shqetësimet i ndajnë me kandidatët e Bindjes Demokratike për Elbasanin Erion Murataj dhe Ilirian Ruda.
Gjatë një takimi zhvilluar me ta, banorët shprehen shqetesimet e tyre dhe kërkuan nga kandidatët që të jenë mbështetje për ata në të ardhmen
Nga ana e tij Erion Murataj u shpreh se tashmë është koha për ndryshim dhe që të ndryshojë sistemi duhen emra të rinj e figura të reja të paprovuara më parë pasi politikanët e vjetër e kanë treguar se cilët janë dhe me ta nuk mund të ecë përpara vendi.
Në të njëjtën linjë vijoi edhe kandidati tjetër Ilirian Ruda i cili është i lindur dhe rritur në këtë fshat e për këtë arsye mori përkrahjen e tyre.
Erion Murataj dhe Ilirian Ruda kandidojnë në Elbasan nën siglën e Partisë Bindja Demokratike.