Koordinatori I Bindjes Demokratike Erion Murataj ka përcjellë një mesazh urimi me rastin e festave të 28-29 Nëntorit.
Postimi i plotë:
“Nëse do të kishte një njesi matëse për vlerat që na lanë trashëgim të parët “Liria” do të ishte guri më i çmuar.
E nëse sot e gëzojmë këtë vlerë për të cilën të parët derdhen gjak duhet të jemi së paku mirënjohës duke u përulur përpara sakrificës së tyre.
Sot unë si pasardhes i një familje atdhetare e cila ka luftuar për lirine e atdheut përulem me nderim ndaj çdo burri e gruaje që me vetëflijim mundësoi të jetoj i lirë këte ditë.
E nëse historia do ta kërkojë të rinjtë do të duhet ta ripërsërisin atë që gjyshërit dhe brezat u lanë si diamantin e kurorës, lirinë.
E nëse plaku i Vlorës, Isa Boletini e gjithë atëdhetarët që luftuan për liri do të linin një mesazh pa dyshim që ai do të ishte për të rinjtë .
Shqipëria në çdo pëllembë është larë me gjak dhe vlerat e shqiptarit pa dyshim nuk janë shoqëria e hapur dhe ikja nga sfidat apo problemet.
Shqiptari ka luftuar gjithmonë për lirinë , familjen dhe pragun.
Ndaj sot duke i uruar çdo shqiptari e veçanërisht çdo të riu 28 Nentorin dua ti them:”Mos harro kush je , ti je pasardhës i atyre që i vunë shpatullat dheut duke punuar e luftuar për lirinë që ti sot gëzon.
Nderoji ata duke vazhduar atë rrugë dhe ëndërr për një Shqipëri të bashkuar e të lirë .
Koha e nderimeve për ata që tradhtojnë është shkruar në faqen e erret të historisë .
Ndërsa në faqet e ndritura është shkruar me gjakun e të parëve tuaj krenaria e kombit shqiptar .
Gëzuar 28 Nëntorin ditën e flamurit, Shqipëri!”