Erion Murataj ka uruar partinë Socialistë për rikonfirmimin në pushtet. Përmes një postimin në rrjetet sociale Murataj thotë se vendimi i sovranit nuk gjykohet.

Ja posimi i tij:

Kurrë nuk gjykohet vendimi i sovranit! Ai ka gjithmonë të drejtë.
Parimi themelor në demokraci është: Vullneti i shumicës është ligj i të gjithëve.

Gjej rastin ti uroj fitoren Partisë Socialiste të Shqipërisë. Duke kërkuar që mos e zhgënjej besimin e qytetarëve dhe të punoj për të ardhmen Europiane të Shqipërisë.

Komenti i vetëm që kam është se fleta e votimit ishte një katastrofë e vërtetë e cila prodhoi mijra fletë votimi të pavlefshme ku më të goditurit në qarkun e Elbasanit ishim ne, perfaqësuesit e Bindja Demmokratike Elbasan.

Faleminderit të gjithë atyre që ishin pjesë e projektit tonë.

Zoti e bekoftë Shqipërinë!