Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj: Kemi fituar bashkinë e Vorës me mbi 70% të votave. Një falenderim i veçantë për të gjithë ata që u angazhuan për zgjedhjet në këtë bashki. Dua të falenderoj edhe të gjithë komisionerët. Përderisa në kohë rekord arritënm të nxjerrim një rezultat nga Vora do të thotë se e ardhmja është me teknologjinë. Së pari, nuk ka më bastione në Shqipëri, ju e dini se Vora për 4 mandate ka votuar djathtas.

Kjo ishte përballja e parë që prej 2019 ku opozita nuk u fut në zgjedhje dhe na nxorrën neve fitues. Po ashtu edhe atyre të cilëve nuk na kanë votuar ju themi se do të punojmë njësoj për ata pa bërë asnjë dallim, si unë si Blerimi. Dua t’i falenderoj edhe ata që nuk na votuan sepse na treguan se ka ende punë për të bërë. Ata që duan votë për sherr dhe për zgjidhjen e bravave nuk janë mesazhe për të mirën tuaj. Vota “Brava” nuk është zgjidhje për 2022.

Komisionerëve të Rrogozhinës, ju kërkoj që të kalojmë një natë të qetë dhe të vazhdojnë detyrën pa asnjë ndasi politike deri në publikimin e rezultateve. Nuk mund ta fsheh se gëzimi është i madh sepse nuk ka më bastione në Shqipëri.