“Kur lexoj disa faqe të caktuara më duket se po vdes,”-kështu shkruan Ermal Meta me një postim në Twitter, duke folur për problemet shëndetësore që e kanë detyruar të anulojë disa koncerte në orët e fundit.
Këngëtari i njohur Ermal Meta ka qetësuar fansat e tij përmes Twitter-it, pasi u detyrua të anulonte disa angazhime në punë, në Peschici dhe Giffoni, për shkak të enjtjeve në pjesë të ndryshme të fytyrës dhe kokës.
“Ka disa ditë që pjesë të ndryshme të fytyrës dhe kokës time janë ënjtur. Në fillim mendova se mund të ishte një alergji, por nuk është kështu. Dje në mëngjes u zgjova më keq se zakonisht dhe sot po njësoj”, pati njoftuar më herët këngëtari në një story në Instagram. Por duket se nuk ka asgjë serioze lidhur me shëndetin e tij.