Eros Grezda ka dhënë së fundmi një intervistë për “Sport Magazine”, ku mes të tjerash ka folur për lidhjen e dikurshme me modelen Oriola Marashi. Asokohe dyshja komentoheshin shumë në media dhe Eros ka zbuluar se ky fakt e bezdiste. Kjo pasi flitej gjithmonë për lidhjen e tij me Oriolën dhe jo për karrierën.
“Lidhjen që kam pasur nuk kam dashur asnjëherë që ta bëj publike, por ishte një situatë që do dilte doja apo s’doja sepse Shqipëria dhe Kosova janë vende të vogla dhe merren vesh gjërat.
U bë publike dhe më ka bezdisur se nuk është në rregull kur një futbollist del gjithmonë në portale jo për tema futbollistike, por për jetën private”, është shprehur futbollisti.
Më tej ai ka treguar se është single dhe i fokusuar te vetja dhe karriera e tij. “Momentalisht, nga lidhja e fundit që kam pasur jam ‘single’, nuk jam lidhur, as nuk dua të lidhem. Dua të shikoj një herë veten time dhe karrierën, pastaj ajo është shumë spontane”, ka treguar Eros.