Deputeti Ervin Salianji është pyetur se kur ka pasur komunikim për herë të fundit me ish-kreun e PD, Lulzim Basha.
Salinaji tha se kishte komunikuar me Bashën kohë më parë për një aktivitet dhe se kishin një takim normal.
“Duhet të ketë qenë kohë më parë kur patëm një aktivitet. Në një takim normal. Si anëtar i një grupi të PD” tha Salianji.
Sa i përket propozimit që emri i tij të jetë ai që zëvendëson Enkelejd Alibeajn si kryetar i grupit parlamentar të PD, ai tha se është i gatshëm të bëjë gjithçka për të ndihmuar bashkimin e partisë, qoftë të marrë përsipër përgjegjësi, qoftë duke lënë mandatin e deputetit nëse shihet e nevojshme.
“Ka qenë një nismë për bashkim, ndaj gjatë të gjithë kohës nuk kam mbajtur një qëndrim se nuk mund të flihet vetëm për persona kur duhet të gjejmë çdo mënyrë për bashkim. Ka pasur propozime nga kolegët, që mund të ishte një nga mundësitë për bashkim por nuk është biseduar vetëm emri im. Nuk do të flas derisa të arrihet një zgjidhje për bashkim. Unë jam në dispozicion edhe të lë mandatin dhe të marr përgjegjësinë nëse do jetë nevoja.
Nuk jemi më në kushtet kur bëhet fjalë për numra, por do tu japim kohë kolegëve për të reflektuar se cila është mënyra për tu bashkuar” tha Alibeaj për “Kjo Javë”.