Ndërkohë që zëvendës ndihmësi i Sekretarit Amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar ndodhet në Tiranë në një vizitë ku ka takuar së pari kreun e partisë Demokratike, Lulzim Bashën, më pas ministren e Jashtme Olta Xhaçkën dhe së fundmi ndodhet në zyrën e kryeministrisë në takimin me Edi Ramën, Berisha ka vijuar me rutinën ditore.
Duke qenë se ish kryeministri është shpallur non-grata nga SHBA-të, Escobar nuk ka njoftuar ndonjë takim me këtë të fundit dhe mesazhi i vetëm që ka dhënë është se ndodhet në Shqipëri për të treguar vullnetin e SHBA-ve në luftën ndaj korrupsionit.
Berisha ka vijuar të publikojë delegatët e PD të cilët kanë firmosur se do të jenë të pranishëm në Kuvendin e datës 11 dhjetor për të shkarkuar nga posti Lulzim Bashën. Duke lënë të kuptohet se pavarësisht vizitës së Escobar asgjë nuk ka ndryshuar sa i përket thirrjes për Kuvend Kombëtar.
Së fundmi, 107 nga 155 delegatë të Pogradecit kanë firmosur për thirrjen e Kuvendit të PD, 69 nga 118 delegatë të degës së PD në Maliq dhe gjithashtu 33 nga 49 delegatë të Kolonjës.
Postimi i Plotë nga Berisha:
Falenderoj nga zemra delegatet firmetare te Degeve Pogradec, Kolonje dhe Maliq per guximin dhe dinjitetin ne administrimin dhe mbrojtjen e procesit te mbledhjes se firmave per Kuvendin e dt 11 Dhjetor, sikunder u bej thirrje te gjithe delegateve te bashkohen me ne, në Ditelindjen e Partise Demokratike! Te bashkuar drejt Fitores!