Parlamenti i Kosovës është duke mbajtur një seanca të jashtëzakonshme për situatën e tensionuar në veri.

ADVERTISING

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në fjalën e tij ka thënë se ata vendosën të shtyjnë zgjedhjet në veri së bashku me  ndërkombëtarët  për shkak të sigurisë në vend.

Ai u shpreh se pranuan rekomandimet e QUINT, duke shtuar se po në atë ditë në veri vendosen 16 barrikada nga njerëz të krimit.

Kurti tha se zgjedhjet më 23 prill duhet të mbaheshin pasi nuk mund të shtyheshin më dhe më 19 prill Escobar është shprehur se do të njohë këto zgjedhje dh se shpresonte që serbët më pas do të kthehen në institucioneve.

Ai tha se përfaqësuesit e Listës Serbe i kanë braktisur të gjithë institucionet dhe se vijnë në parlament  vetëm për të të marrë rrogat.

Pjesë nga fjala e Kurtit:

Në morëm pjesë në një takim të përbashkët të subjekteve politike, për të diskutuar shtyerjen e këtyre zgjedhjeve, për shkak të sigurisë së cënuar në Kosovë.

Anë atë kohë, në koordinim me faktorët ndërkombëtar, më 10 dhjetor, zgjedhjet u shtynë për 23 prill të këtij viti.

Shtetet aleat të QUINT i pranuam rekomandimin për shtyerjen e zgjedhjeve, duke parasysh vlerësimin e organeve së sigurisë së Kosovës.

Po atë ditë më urdhër të Serbisë 16 barrikada u vendosën në veri të Kosovës, të udhëhequr nga njerëz të krimit.

Ishte e  qartë tanimë që plani për dorëheqjen i Listës Serbe nga komunat në veri përfshirë qëllimin e destabilizimit të Kosovës përmes barrikadave.

Zgjedhjet duhej të mbaheshin, nuk mund të shtyheshin sërish. Më 7 prill unë i kam bërë ftesë serbëve të marrin pjesë në zgjedhje.

Me 19 prill, Escobar u shpreh se do të njohin zgjedhjet dhe i bërë thirrje serbëve të kthehen në institucionet e Kosovës.

Njihej procesi, njihej rezultati, njihej betimi, njihen kryearët e komunave.

Më 20 prill, Vucic deklaron se serbët nuk do të marrin pjesë dhe bën thirrje për bojkot. Po ashtu edhe Lista Serbe bën thirje për bojkot.

Më 23 prill mbahen zgjedhjet, asnjë incident. Më 19 maj bëhet betimi i kryetarit  në Mitrovicë asnjë incident. Në 23 maj bëhet betimi i 3 kryetarëve të tjerë, asnjë incident.

Më 26 prill, dita e para e punës, ata përballen qe qytetarë serb, që sulmojnë ata dhe pjesëtarët të KFOR.

Shoqërimi i kryetarëve të rinj me efektive policie, ishte vlerësim i sigurisë dhe kjo dëshmua që kanë vlerësuar drejt.

Po të mos ishte ashtu ne do të kishim kryetar të komunave që goditen nga bandat kriminale sepse do të ishin të organizuar, sulmi ishte i parapërgatitur.

Të shumtë janë ata që praninë e policësë e kanë cilësuar si hyrje me forcë në ndërtesë. Nuk ka nevojë, sepse ajo godine është Kosovës dhe s’kanë pse hynë policia me forcë në godinën e vet, apo kryetari në zyrën e vet.

Më lejoni t’ju njoftoj, Lista Sebe i ka braktisur institucionet në veri dhe parlamentin këtu, përveç kur duhet me ardhë me marrë pagën.

.Ata e dinë që nuk janë të tyre, ata janë të Republikës, por në momentin kur po futen kryeatarët, ata po bëjnë pengesa, pra atyre nuk i duhen ndërtesa.

Unë kam pasur hall që kur vjen puna me hy kryetari i komunës në veri, ç’ka do të bëjnë serbët që  administrojnw brenda, por ata e kishin braktisur godinën.r.t/abcnews.al