Pep Guardiola, trajneri i Man.City, shijon këtë kualifikim për në fazën gjysmëfinale të Champions League: “Prej tre vitesh jemi në këtë fazë të Champions. Kaluam një skuadër të jashtëzakonshme që në pjesën e parë na vendosi në vështirësi”, u shpreh Guardiola duke u ndalur më pas tek paraqitja e Haaland, një penallti e humbur dhe një gol i shënuar:

Ai është gjithnjë aty, goli i tij ishte shumë i bukur. Ai është një lojtari i ri, ka presion, si të gjithë ne. Në Mançester siguruan një rezultat fantastik, por këtu kishim shumë për të humbur. Po përmirësohemi vit pas viti, eksperienca që po fitojmë është shumë e rëndësishme”, theksoi ndër të tjera tekniku spanjoll.