XKryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje biznesmenëve që të deklarojnë pagat e vërteta të punonjësve.
Ai e konsideroi një krim që do të luftohet, ndërsa përmendi se një punonjës ndërtimi sot nuk paguhet me pagë minimale, ashtu siç deklarohet.
Rama: Nuk dua të bëj kërcënime por dua t’u them biznesmenëve sidomos atyre që bëjnë ndërtime nuk ekziston më 400 500 600 punonjës nuk ekziston dhe na i regjistrojnë me pagë minimale, ky është krim, ndërsa deri sot e kemi trajtuar si informalitet, kemi rritur me 290 mijë numrin e atyre që kontribuojnë.
E pamjaftueshme sa ç’është e pajustifikueshme që këta të deklarojnë pagat jo reale, janë krim çdo pensionisti që me të drejtë thotë vajti si vajti kjo punë po atë gjysmën e gjelit mos na e lini ta kujtojmë dhe të themi që ooo sa mirë kaluam nga gjysmës a e gjelit tek 5 milekshi i vitit, duhet të bëhet më shumë, duhet të luftohen këta, hyjnë në një hak shumë të madh, në një gjysma shumë të madh, për të vijuar me vitet e pakta të punës, është problem shumë i madh.
Top Channel