Gjykata Themelore e Prishtinës, dha ditën e djeshme masën e sigurisë për këngëtaren shqiptare, Fjolla Morina, pas arrestimit të saj të hënën.
Gjykata mori vendimin që këngëtarja të mbahet në paraburgim për 40 ditë deri në një vendim të radhës, e që mund të jetë ekstradimi në Shqipëri, pasi Morina është dënuar nga gjykata shqiptare për trafik armës dhe municionesh.
Por e çuditshme u cilësua fakti se si në llogarinë e saj private në rrjetin social Facebook këtë të enjte u publikua një fotografi e saj.
Bëhet fjalë për një imazh të këngëtares me bikini në një pishinë, ku shihet në shoqërinë e vajzës së vogël, Alayah, në pushime.
Në fotografi gjithashtu janë cekur ora dhe dita e publikimit të fotografisë, duke ngjallur dyshimet nëse këngëtarja ka arritur ta bëjë një gjë të tillë edhe nga paraburgimi.
Nuk dihet nëse llogarinë në fjalë e kanë nën menaxhim edhe persona të tjerë që mund ta kenë publikuar fotografinë, e cila konfuzoi të enjten fansat e këngëtares.
Fjolla përndryshe është arrestuar nga Policia e Kosovës të hënën në mëngjes, pas një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Interpoli, pasi e njëjta është e dënuar me gjashtë vite burg në Shqipëri për kryerjen e veprës penale “trafikim i armëve dhe municionit”.