Julka Gramo është këngëtare, moderatore dhe mama e dy djemve, Greg dhe Ian.

Ajo është shumë e pranishme në rrjete sociale me video dhe fotografitë familjare duke ndarë momente të ndryshme që kalojnë bashkë.

Së fundmi ajo ka ngritur një shqetësim të madh për sa i përket adoleshentëve të sotëm, duke shkruar:

“Fatkeqësisht m’u desh të kaloja ditën me këta adoleshentë… nuk e di nëse është modë të shash 3 fjalë në 2, por nëse rastisni fëmijët e mi që të flasin në këtë fjalor kur të bëhen adoleshentë ju lutem më lajmëroni!!! Do t’ua dija shumë për nder. P.S. uroj që djemtë e mi të mos më pyesin në darkë se çfarë do të thonë disa fjalë të caktuara”

Këtë gjë Julka e ka vënë re teksa kalonte një ditë në pishina ku të pranishëm kanë qenë dhe disa adoleshentë.

Po ju mendoni se ku është një problem në ditët e sotme?

living