Pas shumë kohësh pritje, më në fund Ledri Vula dhe Majk po sjellin bashkëpunimin e tyre.

Dy artistët publikuan në “Instagram” foto të tyren, krahas së cilës zbuluan dhe titullin e këngës: “Marr” dhe të gjithë mezi po presim që të dëgjojmë se çfarë kanë gatuar kësaj radhe dy artistët më në zë të momentit.


Ky bashkëpunim ishte i paralajmëruar me kohë dhe fansat kishin muaj që po e prisnin.

Kujtojmë se më 22 qershor të vitit të kaluar Ledri Vula, në një intervistë për NIN, tha se atë verë do vinte me disa bashkëpunime, siç janë Mc Kresha, Capital T, Lumi B, Dafina si edhe Majk.

E teksa bashkëpunimet e para u publikuan dhe shkaktuan goxha impakt, kënga me Majk ende nuk u publikua dhe nga artistët nuk kishte asnjë lajmërim. Madje, Ledri tha në intervistë se kënga kishte përfunduar dhe duhej të realizonin vetëm klipin.

Më 17 korrik të 2020-ës në rrjet qarkulluan shumë foto e video nga xhirimet e videoklipit.

Në njërën prej fotove që qarkulloi asokohe Majk dhe Ledri pozojnë së bashku, të veshur shumë cool dhe me një gotë në dorë.