TIRANË- Komisioni i Etikës ka përjashtuar nga Kuvendi deputetët e Partisë Demokratike, Sali Berishën, Flamur Nokën, Belind Këlliçin dhe Edi Palokën.

Dy të fundit janë dënuar me nga pesë ditë që mos të marrin pjesë në seancë, ndërsa Berisha dhe Noka me dhjetë ditë.

Kjo masë vjen pas  kaosit dhe zhurmës, që ata krijuan në seancën e fundit parlamentare. Kujtojmë këtu, që Flamur Noka tentoi t’u ndalonte fjalën deputetëve të Partisë Socialiste duke i rënë bilbilit dhe pavarësisht apelit të kryetares Lindita Nikolla, ish-ministri i Brendshëm nuk u tërhoq nga veprimet zhurmuese.

Ky akt i përsëritur e detyroi kryeparlamentaren t’i komunikojë Nokës përjashtimin nga seanca plenare. Të gjitha këto episode dhe zhurmat e krijuara, bënë që seanca e së hënës të mbyllet teksa jashtë rrethimit të Kuvendit zhvillohej protesta e thirrur nga Sali Berisha.

Kjo nuk është hera e parë që Sali Berisha dhe deputetë të tjerë nga opozita përjashtohen nga Kuvendi për sjellje jo-etike dhe për bllokim të punimeve/abcnews.al