Home SPORT EURO 2020, mësoni kalendarin, stadiumet dhe orarin e dueleve të 1/8

EURO 2020, mësoni kalendarin, stadiumet dhe orarin e dueleve të 1/8

22

Faza e Grupeve u mbyll me emocione të forta me sfidat spektakolare Portugali-Francë dhe Gjermani-Hungari.

Tashmë janë plotësuar çiftet e 1/8 të Kampionatit Europian dhe loja bëhet më serioze pasi tani luhet me eliminim direkt në 90 minuta e nëse do të jetë e nevojshme 30 minuta shtesë e më pas penalltitë për të mësuar ekipin e kualifikuar.

Do të jenë sfida të zjarrta dhe do të luhen dy takime në ditë, në orën 18:00 dhe në 21:00 teksa përballja e parë do të jetë ajo mes Uellsit dhe Danimarkës të Shtunën më datë 26 në “Johann Cruyff Arena” të Amsterdamit.

Po në këtë ditë, në mbrëmje në orën 21:00 do të jetë radha e çiftit tjetër, Itali-Austri e cila do të luhet në “Wembley” përpara 25 mijë tifozëve.

Në datë 27, të Dielën në orën 18:00 do të përballen Holanda dhe Republika Çeke,sfidë e cila është programuar për t’u zhvilluar në Budapest.

Në orën 21:00 të po të njëjtës ditë do të kemi edhe supersfidën e parë të 1/8, Belgjikë-Portugali e cila do të luhet sigurisht me tifozë në “La Cartuja” të Sevillas.

Në datën 28 Qershor, të Hënën do të jetë radha e takimit Kroaci-Spanjë në orën 18:00 e cila do të zhvillohet në Copenhagen dhe në orën 21:00 do të zbresin në fushë në Bukuresht Franca dhe Zvicra.

Më 29 Qershor, raundi i 1/8 do të mbyllet me dy sfida të rëndësishme. Superdueli Angli-Gjermani do të luhet në orën 18:00 në “Wembley” dhe në mbrëmje në Glasgow takimi i fundit, Suedi-Ukrainë