Gjatë konferencës për shtyp, Sylvinho është pyetur rreth shqetësimit të tij më të madh në Gjermani, dhe trajneri brazilian ka theksuar se Italia është një rrezik shumë shqetësues.

Shqetësimi më i madh në Europian?

“Italia, këta më shqetësojnë më shumë. Janë një skuadër shumë e fortë. Por është një turne që ka një dinamikë shumë të madhe. Kemi ende disa ditë deri në atë sfidë të 15 qershorit.

Dua të shoh fillimisht pjesën defensive ndaj Azerbajxhanit. Duhet t’i shohim të gjitha në këto miqësore. Duhet të shohim se ku jemi dhe do të na ndihmojë për të parë se ku jemi”, tha Sylvinho./ h.ll/abcnews.al