Sonte 17 këngët e para do të konkurrojnë në Eurovisionin dhe 10 do të kualifikohen në finalen e madhe të së shtunës.

Sonte fillon edicioni i 66-të i Eurovision Song Contest. Shfaqja fillon në orën 21:00, drejtpërdrejt nga Pala Olimpico Arena në Torino të Italisë.

E para që do të “shkundë” skenën është Ronela Hajati, bukuroshja që përfaqëson Shqipërinë me këngën “Sekret”.

Të enjten është gjysmëfinalja e 2, ku do të jenë 18 këngë nga të cilët do kualifikohen 10 të tjerë.  Kujtojmë që Shqipëria përfaqësohet nga Ronela, e cila ditët e fundit ka bërë bujë, jo vetëm në mediat e vendit, por edhe ato ndërkombëtare, për performacën, veshjen dhe zërin e saj.

“Sekret” është renditur në vendin e 5-të si një nga këngët më të dëgjuara në Eurovision për muajin e kaluar. Pritshmëritë janë të mëdha dhe kritikët e kanë cilësuar Hajatin si një ndër këngëtaret më të mira të kompeticionit.

Epo i urojmë suksese Ronelës!

Radhitja në natën e parë të Eurovision