Mbrëmjen e djeshme është mbajtur nata e parë e spektaklit muzikor europian “Eurovision”.

Janë zbuluar se cilat do të jenë 10 vendet e para finaliste të këtij kompeticioni.

Në faqen zyrtare të “Eurovision” është njoftuar se shtetet e kualifikuar në natën finale janë: Norvegjia, Izraeli, Rusia, Azerbajxhani, Malta, Lituania, Qipro, Suedia, Belgjika dhe Ukraina.

Gjithashtu, është njoftuar se ngjarja është mbajtur sipas rregullave të vendosura për pandeminë.

Finalja e këtij kompeticioni do të mbahet të shtunën më 22 maj, ndërsa Shqipëria përfaqësohet nga Anxhela Peristeri.