Konsulli i Shqipërisë në Liban Marc Ghorayeb i cili ka qenë ura lidhëse për riatdhesimin e 5 grave shqiptare dhe 14 fëmijë që jetonin prej vitesh në kampin famëkeq “Al Hol” në Siri ka deklaruar se operacioni ka qenë i vështirë.

I pyetur për Eva Dumanin ai tha se ajo për momentin nuk do që të vijë në Shqipëri, ndërsa me shumë gjasa e reja është një prej pengjeve për të cilët foli dhe kryeministri Edi Rama. Gjatë fjalës së tij përpara gazetarëve, Rama tha se dy persona janë pengje brenda kampit, dhe për shkak të frikës së madhe që ndjejnë nuk pranuan q ëtë ktheheshin në vend.

“Ishte operacion i vështirë. Disa duam të vijnë disa të tjerë jo. Do të ketë një operacion të 4. Eva Dumani nuk do që të vijë për momentin. Do flasim shpejt. Ka pasur pak nga ata që kanë dashur të vijnë por sjanë gjetur”, tha ai.

Të gjithë zyrtarët folën për një operacion të katërt shpëtimi, pasi ende 30 shqiptarë mbahen në kampet siriane, edhe pse duhet thënë se një pjesë e tyre nuk duan që të kthehen në atdhe.

Më herët në Shqipëri janë riatdhesuar familjarë të tjerë të Eva Dumanit.