Aktivistja Evi Kokalari ka ironizuar ditën e sotme me ish-kryetaren e Parlamentit, Jozefina Topalli, duke thënë se kjo e fundit do pësojë infarkt kardiak nëse Presidente do behet ish-ministrja e Integrimit ish qeverisë Berisha.
Kokalari ka përmendur emrin e Majlinda Bregut, e cila është lakuar në ambientet e politikës si pretendete e mundshme për postin e kreut të shtetit.
Por në statusin e saj, ironik ajo thekson: “Aman vetëm Majlinda Bregun mos e bëni Presidente se do të na pësoj infarkt kardiak Xhozi”.
Më herët Topalli gjatë një interviste televizive ka rrëfyer pse ajo nuk flet me Evi Kokalarin edhe pse gjatë Kuvendit të fundit të PD-së ishin afër njëra-tjetrës.
Zonja Topalli, Evi Kokalari tha se nuk i flisni asaj dhe i shmangni gratë…?
“Jo. Nuk është ashtu. Nuk kemi miqësi, nuk njihemi:, ka thënë Topalli.