Aktivisja Evi Kokalari është larguar nga politika dhe Shqipëria, për t’ju rikthyer jetës së saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kokalari, e cila me anë të një statusi në rrjetet sociale njofton se me krijimin e kryesisë së re të Partisë Demokratike, puna e saj përfundon këtu.
Urime kryesisë së re të PD
Besoj se shumë janë dakort me mua kur them se puna ime në Shqipëri mbaron këtu dhe si e tillë, do ti kthehem jetës time të përditshme në Amerikë, bisnesit, politikës dhe miqve.
Gjithsesi një gjë nuk ndryshon; fakti që vetëm një PD vërtet konservatore do ta nxjerr Shqipërinë nga moçali i korrupsionit. Një PD e qëndrës apo e qëndrës së djathtë, do të jetë thjeshtë një vazhdimësi e asaj që kemi njohur dekatën e fundit, dhe do ngelet një parti e pazareve.
Në kundërshtim, një PD e parimeve konservatore do të fokusohet tek populli dhe Shqipëria, dhe jo tek xhepat e saja.
Duke shpresuar për më të mirën,
Suksese të mëtejshme dhe Zoti ju bekoftë të gjithëve”, shkruan aktivistja